Genc Prelvukaj ft. Sinan Vllasaliu publikojnë këngën 'Hallall e ke'

  • 06 April 2020 - 18:10
Genc Prelvukaj ft. Sinan Vllasaliu publikojnë këngën 'Hallall e ke'

Pas hitit "Falma një jetë" të lansuar në vitin 2015, dy artistët e njohur të estradës shqiptare: Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj kanë publikuar bashkëpunimin e radhës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Hallall e ke", mban titullin kënga më e re e dyshes, e cila shtjellon temën e dashurisë dhe pavarësisht se e ka një tekst të ndjeshëm, ajo vjen me shumë melodi si dhe e kompletuar me videoklip.

Autorësia e këngës mban emrin e Genc Prelvukajt.

Dëgjoni premierën e këngës "Hallall e ke", e interpretuar shkëlqyer nga Genc Prelvukaj&Sinan Vllasaliu:

(Kosova Sot Online)