Ndahet nga jeta aktorja e famshme e James Bond

  • 07 April 2020 - 13:07
Ndahet nga jeta aktorja e famshme e James Bond

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti rolin e Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Në një deklaratë, familja e saj tha se aktorja vdiq prej shkaqeve natyrale në shtëpinë e saj në Lewes, East Sussex.

Blackman ishte e njohur për rolin e Cathy Gale në The Avengers në vitet 1960.

Gjithashtu e ndjera ka luajtur rolin e Hrea në Jason si edhe në The Upper Hand. Në vitet 1990.

'Me një kombinim të jashtëzakonshëm të bukurisë, trurit dhe aftësisë fizike, së bashku me zërin e saj unik dhe një etikë të përkushtuar në punë, ajo arriti një status të pashembullt në botën e filmit,”– tha familja e saj në deklaratë.

Ndërsa shtuan:

“Me përkushtim absolut dhe profesionalizmin e plotë ajo kontribuoi në disa nga filmat dhe prodhimet më të mëdha të kohërave tona. Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë periudhë të vështirë.”

 

(Kosova Sot Online)