Gjystja i rikthehet tradites për me 'nxanë djathin'

  • 07 April 2020 - 21:20
Gjystja i rikthehet tradites për me 'nxanë djathin'

Se është e zonja në muzikë, e ka dëshmuar ndër vite me këngët, albumet e koncertet e saja, por se që është e zonja edhe në traditë, këtë shumë pak do ta kishin besuar, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Por ditët e karantinës kanë zbuluar se këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj di të nxanë edhe djath, këtë ajo na e ka dëshmuar përmes një postimi, ku edhe pse nuk e ka pasur gurin si dikur, ajo e ka zevendësuar me diçka praktike.

Image

(Kosova Sot Online)