Bëhuni gati: Toni Braxton po vjen me risi

  • 07 April 2020 - 16:33
Bëhuni gati: Toni Braxton po vjen me risi

Ylli i hitit “Un-Break My Heart”, Toni Braxton e ka bërë të ditur lajmin se ka arritur marrëveshje të suksesshme me studion e famshme incizuese, kjo pasi kontrata e saj me “Def Jam” kishte përfunduar. Gjithashtu, këngëtarja ka vendosur t’ia dhurojë fansave të saj këngën e parë të lansuar nga viti 2018, kur e kishte publikuar LP-n me titull, “Sex & Cigarettes”.

Kënga e re e legjendës 53-vjeçare të muzikës R&B, e sjell atë duke kënduar rreth dilemave për t’u larguar nga një lidhje e cila nuk po i shërben më për të mirë.

Në një dekaratë të postuar në rrjetet sociale, Braxton duke e përshkruar këngën e saj të re ka thënë: “Të gjithë ne kemi kaluar nëpër situata të këtilla kur nuk mbetet më asgjë për t’i thënë njëri-tjetrit. Thjesht, ai nuk është më personi i duhur për ty dhe ti duhet të veprosh sipas dëshirës tënde. Kënga po ashtu e përfshinë një element të shpresës, që pasi ta marrësh vendimin e duhur, gjërat në jetën tënde fillojnë të përmirësohen.”

Fituesja e shumëfisht e çmimit “Grammy”, gjithashtu i ka këshilluar fansat e saj t’i hapin zemrat gjatë kësaj periudhe të vetizolimit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, dhe ta mësojnë se çfarë u do zemra me të vërtetë.

Këngëtarja e hitit “Breathe Again” tashmë i ka realizuar disa këngë të reja, të cilat do të publikohen së shpejti.

Drejtori dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “Island Records”, Darcus Beese, ka deklaruar: “Është një nderë dhe kënaqësi ta mirëpresim Toni Braxtonin në familjen e ‘Island Records’. Katalogu i saj legjendar i muzikës, zëri unik dhe kreativiteti i jashtëzakonshëm artistik, e veçojnë atë nga secili artist tjetër. Mezi presim që bota ta dëgjojë muzikën e saj të re.”

Ndër këngët më të njohura të yllit, Toni Braxton, mbesin: “Un-Break My Heart”, “He Wasn’t Man Enough”, “Spanish Guitar”, “Yesterday”, “Hurt You” dhe të tjerë.

Image

 

(Kosova Sot Online)