Për herë të dytë: Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë

  • 08 prill 2020 - 17:47
Për herë të dytë: Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë

As një divorc prej 40 miliardë dollarësh nuk e gjunjëzon dot Jeff Bezos, themeluesin dhe CEO e Amazon nga të qenurit njeriu më i pasur në botë.

“Forbes” publikoi këtë të mërkurë listën vjetore të miliarderëve botëror dheKylie Jenner, 22 vjeçe, është miliarderja ‘më e re’ për të dytin vit me radhë pasi shiti 51% të markës së saj të kozmetikës.

Kylie hyri në listën e të famshmëve miliarderë në mars 2019 dhe atë vit mposhti Mark Zuckerberg, themeluesin e Facebook, 35 vjeç, duke u bërë miliarderja më e re.

Ajo nisi linjën e saj të grimit në vitin 2015, duke shitur 29 dollarë setet e buzëkuqëve. Fillimisht shitjet u bënë vetëm online, por më vonë marka e saj bëri marrëveshje me disa dyqane në SHBA.

Jenner e zgjeroi ‘perandorinë’ e saj në fillim të këtij viti me “Kylie Skin” – një linjë hidratuesish, me kremrat e syve dhe pastrimin e fytyrës.

Ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc. për 600 milionë dollarë. Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliardë dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49 përqind të aksioneve.

Image

(Kosova Sot Online)