Bashkëshortja e tij “ngeci” në Amerikë, Sabri Fejzullahu i dedikon i pikëlluar këto fjalë Nerës

  • 09 prill 2020 - 10:29
Bashkëshortja e tij “ngeci” në Amerikë, Sabri Fejzullahu i dedikon i pikëlluar këto fjalë Nerës

Artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon.

Këngëtari ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për të mes nipërve e mbesave.

Sabriu pohoi se karantina e ndau nga njeriu i tij më i dashur, bashkëshortja Nera Fejzullahu e cila momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari u shpreh se kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase shumë dhe se mezi po pret që të bashkohet me më të shtrenjtën e tij, siç e quan ai. Fejzullahu i tha publikisht Nerës se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën.

Gjatë intervistës, Sabriu tregoi dhe se djali i tij, Ermali së bashku me Arianën kanë nisur vrapin rregullisht dhe ndonëse djali nuk donte ta zbulonte, ai u shpreh se kjo është rutina më e re e çiftit.

Si në çdo dalje tjetër publike, Sabriu dhuroi mjaft pozitivitet dhe nuk hezitoi t’i përshëndesë ndjekësit edhe me këngën ‘Pranvera në Prishtinë’.

(Kosova Sot Online)