Publikohet audio “horror” pas sherrit të dhunshëm mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard

  • 09 prill 2020 - 17:10
Publikohet audio “horror” pas sherrit të dhunshëm mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard

Mjekët e shokuar kërkuan mes plehrave dhe mbeturinave për të gjetur gishtin e këputur të Johnny Depp pas sherrit të tij me ish bashkëshorten Amber Heard.

Në audion “horror” të publikuar nga Daily Mail, aktorja dëgjohet duke qarë në sfond ndërsa mjeku personal i Depp, David Kipper kërkon për majën e gishtit të humbur për ta ngjitur sërish.

“Nuk mund të gjej majën e gishtit, nuk mund ta gjej gishtin,”- përsërit Kippe në audion e regjistruar menjëherë pas sherrit mes ish-çiftit të famshëm që janë në gjyq me njëri-tjetrin.

‘Shikoni gjithë këtë gjak të tmerrshëm,”– dëgjohet infermierja Debbie Lloyd.

Image

“Po në plehra? Sa e madhe është pjesa e lëkurës që kërkon,”- thotë ajo, duke rikuperuar qetësinë.

Ndërsa Kipper i përgjigjet: “Shikova njëherë por nuk pashë asgjë që mund të dukej si mish. Po kërkojmë një të tretën e gishtit.”

Në atë kohë ai pretendoi se e zuri gishtin në deri. Por një vit më vonë, pas ndarjes akuzoi Hamber se ia kishte bërë.

Ndërkohë 33 vjeçarja pohoi se Depp shkaktoi plagën në gishtin e djathtë të mesëm pasi përplasi telefonin në mur ndërsa ishte i dehur dhe droguar.

Por 56 vjeçari, këmbënguli se ish-gruaja e tij i dëmtoi gishtin pasi ai i kërkoi të nënshkruante një marrveshje paramartesore një muaj pasi u martuan.

Audio mendohet se është regjistruar rreth orës 01:00 të 8 marsit 2015, rreth një orë pas sherrit të tyre.

(Kosova Sot Online)