“Nuk do ankohem më për dhimbjet e gjoksit”- Këngëtarja shqiptare Ava Max “Më ka marrë malli për të kapur..

  • 10 prill 2020 - 15:29
“Nuk do ankohem më për dhimbjet e gjoksit”- Këngëtarja shqiptare Ava Max “Më ka marrë malli për të kapur..

Këngëtarja shqiptare Ava Max po qëndron e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, ndërsa koncertet dhe shfaqjet janë anuluar mes pandemisë së ka mbërthyer botën.

Por Ava është shumë aktive në rrjetet sociale dhe provokon ndjekësit me foto ‘hot’.

Së fundmi këngëtarja publikoi një foto të realizuar gjatë prapaskenave me gjoksin e ekpozuar të kapur me shirita ngjitës.

Kjo është një metodë e përdorur nga stilistët për veshjet me dekolte të hapur që gjoksi të dalë sa më bukur.

Dhe këngëtarja shprehet se kur situata të kthehet në normalitet nuk do ankohet më për dhimbjen që këto shirita ngjitës të shkaktojnë.

“Më ka marrë malli për të kapur lart gjokset e mia në fotosesione! Unë kurrë nuk do të ankohem për këtë dhimbje përsëri,”– shkroi Ava.

Image

(Kosova Sot Online)