“Mendova se do të vdisja,”- Babai i Rihannës infektohet me koronavirus, këngëtarja i dërgon ventilator në shtëpi: Të dua Robyn

  • 10 April 2020 - 15:31
“Mendova se do të vdisja,”- Babai i Rihannës infektohet me koronavirus, këngëtarja i dërgon ventilator në shtëpi: Të dua Robyn

Babai i Rihannës, Ronald Fenty ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Megjithëse është rikuperuar nga COVID-19 simptomat e virusit frikësuan edhe vajzën e tij, e cila i dërgoi një ventilator në shtëpinë e tij dhe e kontrollonte çdo ditë.

Në një intervistë për The Sun, Ronald tregoi sesi ylli i popit, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, u kujdes për të gjatë periudhës që ai ishte sëmurë.

“Vajza ime Robyn më kontrollonte çdo ditë,”– tha 66-vjeçari, i cili po izolohet në shtëpinë e tij në Barbados.

Ndërsa shtoi: “Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë. Dua të them, të dua shumë Robyn. Ajo bëri shumë për mua. E vlerësoj gjithçka që ka bërë.”

Ronald, u shpall i shëndetshëm pasi kaloi 14 ditë në Paragon Isolation Center. Ai theksoi se RiRi i dha atij më shumë sesa duhej bërë, përfshirë dhënien e një ventilatori që për fat të mirë nuk e përdori.

“Kisha temperaturë të lartë. Kisha frikë për më të keqen. Mendova se do të vdisja,”- u shpreh Ronald.

Përpos faktit që ka qenë e angazhuar për të kujdesur për babain e saj, Rihanna ka qenë e zënë me bamirësitë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

(Kosova Sot Online)