Besiana falenderon profesorin: Për mua mbeteni modeli i përkryer i profesionistit

  • 10 April 2020 - 20:04
Besiana falenderon profesorin:  Për mua mbeteni modeli i përkryer i profesionistit

Profesoresha dhe sopranoja e njohur Besiana Mehmedi, përmes një shkrimi e ka falenderuar profesorin e saj Nikolin Gurakuqi, duke e cilësuar si të vetmin regjisor të mirëfilltë shqiptar i gjinisë së operës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kujtoj shpesh herë gjatë punës akademike porositë që na dhatë, andaj jam e bindur që arti operistik shqiptar ka fat që ka një regjisor si ju prof.Nikolin që mbeteni i vetmi regjisor i mirëfilltë shqiptar i gjinisë së operës! Iu përqafoj me mall juve dhe gjithë familjen, ka shkruar këngëtarja.

Ky është postimi i plotë:

 

Profesor Nikolin Gurakuqi!


Babai im i ndjerë, Qaniu- publicist e gazetar i njohur (që ju e njihnit personalisht) me bindje na thoshte “ virtyti më i dobët i njeriut është mosmirënjohja”. Duke u rritur në atë frymë mbetem tërë jetë borgjli dhe falemnderuese për mundësitë që më keni dhënë! Isha e privilegjuar që si studente e vitit të IV, më bëtë pjesë të solistëve të institucionit më të rëndësishëm kulturor “ Teatrit të Operës e Baletit” në Tiranë. Vitet 2003/2005 mbeten vitet më me fat ne jetën time që më dhanë mundësi të realizimit me sukses të disa roleve.

Ndonëse vendosa që ti përkushtohem pedagogjisë dhe jetës kulturore në Maqedoni, puna në Akademinë e Arteve dhe eksperienca që mora në Teatër me ju, si profesor e regjisor më ka ndihmuar të çmoj dhe ta dua profesionin dhe të mundohem të punoj me poaq përkushim sa ju! Kujtoj shpesh herë gjatë punës akademike porositë që na dhatë, andaj jam e bindur që arti operistik shqiptar ka fat që ka një regjisor si ju prof.Nikolin që mbeteni i vetmi regjisor i mirëfilltë shqiptar i gjinisë së operës! Iu përqafoj me mall juve dhe gjithë familjen. Për mua mbeteni jo vetëm profesori i klasës së operës në Akademinë e Arteve dhe regjisori që më dha mundësinë e performimit në Teatër, por modeli i përkryer i pedagogut dhe profesionistit i cili ka vizion jetëgjatë dhe tejet progresist si dhe modeli i personalitetit të drejtë që nuk bën asnjëherë kompromis me vlerat dhe me artin.

 

(Kosova Sot Online)