Kim kujton disa momente me motrat e vëllanë nga koha kur nuk ishin të famshëm

  • 11 April 2020 - 10:08
Kim kujton disa momente me motrat e vëllanë nga koha kur nuk ishin të famshëm

Kim Kardashian ka hapur arkivat e fotografive.

Kim Kardashian me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Motrave e Vëllezërve, ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale.

Ylli televiziv, me anë të atyre fotografive, kujtoi disa momente të bukura me familje, që nga koha kur nuk i njihte askush.

Në njërën prej fotove të realizuar disa vite më parë, Kim, Kourtney dhe Kendall ishin veshur njësoj.

Po ashtu, ajo publikoi edhe një foto të realizuar para periudhës së pandemisë, ku bashkë me motrat morën poza tejet provokuese.

Nuk mungoi as vëllai i tyre Rob Kardashian, të cilin e përfshiu në dy prej atyre fotografive, ndërsa në mbishkrim uroi për ditën e motrave e vëllezërve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy National Siblings Day

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

(Kosova Sot Online)