Bella Hadid pozon nudo për fotosesionin që e realizoi në shtëpi

  • 11 April 2020 - 10:10
Bella Hadid pozon nudo për fotosesionin që e realizoi në shtëpi

Bella Hadid realizoi fotosesion në shtëpi për revistën “Vogue”.

Pandemia ka bërë që edhe modelet të realizojnë sete fotografish nga shtëpitë e tyre.

Një gjë të tillë e ka bërë Bella Hadid, e cila nga shtëpia e saj realizoi fotosesion për “Vogue Italia” dhe erdhi tejet provokuese.

Modelja në shumicën prej fotografive, doli tërësisht lakuriq, ndërsa pjesët intime i mbuloi me lule e sandale.

Ajo tha se këto imazhe i ka ralizuar përmes FaceTime teksa po qëndron e izoluar bashkë me familjen e sja.

“Kohët po ndryshojnë dhe puna nga shtëpia ka një kuptim të ri”, shkroi Bella, e cila falënderoi ata që e ndihmuan për fotosesionin.

(Kosova Sot Online)