Vetëm brenda një dite, Madonna humbi tre persona të afërt nga Koronavirusi

  • 11 April 2020 - 10:17
Vetëm brenda një dite, Madonna humbi tre persona të afërt nga Koronavirusi

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e famshme Madonna ka zbuluar se prej Koronavirusit ka humbur brenda 24 orëve tre persona të afërt me të.

“Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Kam nevojë të dal nga trupi im”, shkruan ylli i muzikës krahas videos së shpërndarë.

Ikona e popit foli më pas për humbjet e saj në 24 orët e fundit, të cilat përfshinin kushëririn e saj, vëllain e rojes së saj të sigurisë dhe drejtuesin e muzikës Orlando Puerta, i cili punoi në shumë prej këngëve të saj.

 

(Kosova Sot Online)