Blero i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

  • 11 April 2020 - 10:45
Blero i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Këngëtari i njohur kosovar, Blero ka qenë pasditen e djeshme në një lidhje direkte me emisionin e pasdites, tek Rudina.

Ai ka rrëfyer se si ka shkuar karantinimi për të duke pohuar se javën e kaluar i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Blero zgjodhi të mos e ndajë me publikun llojin e ndërhyrjes, pasi e konsideron atë shumë personale.

“Është pak personale që të flas për ndërhyrjen, por me rëndësi është që tani jam mirë, jam shëndoshë dhe jam duke e marrë veten për t’u rikuperuar”, tregoi Blero.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gjendjen shëndetësore të këngëtarit, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga ai.

(Kosova Sot Online)