Përjetime emocionale të ndryshme, ja se si pritet të ndryshojë jeta e Princ Harry-t në Los Angeles

  • 11 April 2020 - 22:20
Përjetime emocionale të ndryshme, ja se si pritet të ndryshojë jeta e Princ Harry-t në Los Angeles

Në një analizë të bërë së fundmi me ‘Tom & Counry’, shkrimtarja dhe bloggerja Julie Montagu ka analizuar se si do të ndryshojë jeta e Meghan Markle dhe Princ Harry pasi dyshja u zhvendos në Los Angeles.

“Mendoj se ai ka gjetur dikë me të cilën mund të jetë i hapur emocionalisht dhe besoj se kjo është gjë shumë e mirë sepse familja është gjëja më e rëndësishme. Mendoj gjithashtu se fakti që amerikanët janë një popull i hapur do të ndikojë për mirë tek Hary. Ai do të ketë mundësi të shprehë ndjenjat e tij, ndryshe nga koha kur ishte pjesë e pallatit mbretëror. Nuk do të ishte çudi që Harry të fliste dhe për mungesën e nënës së tij që e humbi në moshën 12-vjeçare”, është shprehur Julie gjatë emisionit. Sipas saj jeta në Amerikë do e ndihmojë Harry-n të jetë më i lirshëm, më pranë njerëzve duke i shprehur ndryshe ndjenjat e tij.

(Kosova Sot Online)