Këngëtarja kosovare shkruan kontratë me kompaninë e famshme muzikore

  • 12 April 2020 - 22:11
Këngëtarja kosovare shkruan kontratë me kompaninë e famshme muzikore

Ndryshe nga të tjerë, Linda Halimi duket se i ka shfrytëzuar më së miri këto ditë të vështira.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në ‘Instagram’ se tashmë është në menaxhimin e kompanisë së famshme muzikore “Universal Music”, pjesë e së cilës janë shumë këngëtarë të njohur në botë. “2020 nuk dukej kurrë më e bukur”, shkruan Linda në postimin ku shfaqet pranë bashkëpunëtorëve të saj.

Me sa duket, tashmë këngëtarja do të synojë suksesin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)