Rina Balaj paralajmëron versionin e dytë të këngës ”Gigi”

  • 13 April 2020 - 15:35
Rina Balaj paralajmëron versionin e dytë të këngës ”Gigi”

Rina Balaj është njëra nga artistet që vite më parë i është bashkuar skenës së hip-hopit. Në dy projektet e fundit që erdhën në bashkëpunim me Sin Boy, ajo eksploroi me një zhanër krejtësisht ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.

Por, përpara këtyre dy këngëve, (para një viti) Rina kishte publikuar këngën “Gigi” në bashkëpunim pikërisht me reperin shqiptar nga Greqia.

Projekti rezultoi të jetë tejet i dëgjuar në Kosovë dhe Greqi, andaj dyshja duket se ka vendosur që të vazhdojë këtë këngë duke sjellë versionin e dytë të saj.Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Rina përmes rrjetit social Instagram, ku paralajmëroi se “Gigi 2” do të vijë së shpejti.

“Në rregull, ‘Gigi 1’ ishte i mire, por a jeni gati për ‘Gigi 2’”, ka qenë mbishkrimi artistes.Rina së fundmi ka bërë të ditur se është në lidhje dashurie me reperin Sin Boy, të cilët edhe në këtë kohë pandemie janë izoluar së bashku.

(Kosova Sot Online)