“Le të vdesin në heshtje” Noizy tallet me Feron dhe Stresin

  • 13 April 2020 - 20:12
 “Le të vdesin në heshtje” Noizy tallet me Feron dhe Stresin

Duket se kjo kohë ka ndezur një ‘sherr’ virtual mes reperëve shqiptarë. Ka qenë Fero ai që i ka hedhur benzinë zjarrit, duke i bërë disa diss-e me radhë, reperit Noizy.

Me këngën “1 e keni” reperi me origjinë nga Kosova i bënte një diss të drejtpërdrejtë Noizyt, duke përmendur bashkëpunimin e tij me motrat Mustafa.

Siç dihet, Stresi është në një konkurencë të hapur me Noizyn, dhe nuk ka nguruar të bëjë disa postime, ditë më parë, ku thumbonte kolegun e tij.

Megjithatë në përgjigje të këtyre thumbave, Noizy ka ardhur me një postim të drejtpërdrejtë, duke mos u rezervuar. Ai i ka quajtur fëmijë dhe të pavlerë për të merituar një diss.

“Janë ca fëmijë që s’ja vlen me ju dhon vëmendje. Thjeshtë le të vdesin në heshtje. Dalim te ai muhabeti i pambukut. Do doja që ti të vleje sa për një diss. Do doja, por ti nuk vlen,”– ka shkruar Noizy në një postim në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)