Gwen Stefani ia pret flokët partnerit ‘live’ në emision

  • 14 April 2020 - 15:33
Gwen Stefani ia pret flokët partnerit ‘live’ në emision

Këngëtari Blake Shelton, meqenëse po qëndron i mbyllur në shtëpi, bëri ndryshim në dukje falë partneres së tij.

Gwen Stefani, ia bëri transformimin në dukej Blake dhe atë në transmetimin ‘live’ në emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon.

Derisa Blake po jepte intervistë ‘live’ në emision, të hënën, partnerja e ndërpreu për një moment dhe ia preu flokët.

“Ne jemi mjaft të vetë-mjaftueshëm këtu. Në të vërtetë, ne kishim një orar të cilin e bëmë për sot dhe nuk mendoj se mund ta shtyjmë më gjatë, kështu që …”, tha Blake, para se t’i priste flokët.

“Unë do të ndihmoj Blake të rritë flokët e tij, kështu që ne e kishim planifikuar tashmë që sot është dita e prerjes së flokëve”, tha Stefani, teksa po ia shkurtonte flokët këngëtarit.

(Kosova Sot Online)