Vazhdon sherri mes aktoreve turke, “Syhani” bën veprimin e papritur ndaj “Bihterit”

  • 14 April 2020 - 19:14
Vazhdon sherri mes aktoreve turke, “Syhani” bën veprimin e papritur ndaj “Bihterit”

Mes dy aktoreve shumë të njohura turke të cilat i kemi ndjekur në dy prej serialeve më të suksesshëm, “Dashuri e ndaluar” dhe “Xhesuri dhe e bukura”, marrëdhëniet nuk janë aspak të mira.

Pak kohë më parë Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan” e ironizoi Beren Saat gjatë një interviste duke thënë se nuk do të luante kurrë role të guximshme si ajo.

Bëhej fjalë për rolin e Beren Saat në një serial në Netflix, ku aktorja u shfaq në një skenë për të rritur. Pas këtyre fjalëve nga Tuba Buyukustun, Beren Saat u përgjigj publikisht dhe tha se ajo kurrë nuk do të fliste kështu për një kolege.

Megjithatë Beren Saat nuk harroi të shtonte se e respekton Tuba Buyukustun. Kjo e fundit duket se i ka mbetur hatri nga përgjigja e koleges.

Në intervistën e fundit, Buyukustun i ka habitur të gjithë me veprimin. Kur u pyet nga gazetari për Beren Saat, Buyukustun preferoi të mos përgjigjej duke treguar se nuk ka aspak dëshirë të flasë për të.

(Kosova Sot Online)