Bashkëshortja e Kobe Bryant i prek të gjithë me fjalët: Sikur të kthehesha në atë mëngjes…

  • 14 April 2020 - 20:05
Bashkëshortja e Kobe Bryant i prek të gjithë me fjalët: Sikur të kthehesha në atë mëngjes…

Tre muaj më parë, aksidenti tragjik me helikopter që i mori jetën basketbollistit të famshëm Kobe Bryant, vajzës së tij Gianna dhe 7 pasagjerëve të tjerë shokoi mbarë botën. Bashkëshortja e tij, Vanessa e ka të vështirë ta pranojë humbjen e bashkëshortit dhe vajzës së saj dhe në çdo moment nuk heziton të shprehë dhimbjen. Ashtu ka bërë edhe nê një postim të fundit teksa ka kujtuar “Ditën Mamba”.

Ajo ka listuar të gjithë sukseset e Kobe-t dhe pa dyshim atë të vajzës, e cila dukej si një basketbolliste me mjaft perspektivë. Vanessa shkruan se do dëshironte të kthehej pas në kohë, atë mëngje të datës 26 janar dhe çdo gjë të shkonte ndryshe. Ajo i ka prekur të gjithë me fjalët dhe ka marrë menjëherë mbështetjen e mijëra njerëzve.

 

(Kosova Sot Online)