“Po më vriste”- Selena Gomez rrëfen se jeta e saj doli jashtë kontrollit gjatë lidhjes 8-vjeçare me Justin Bieber: Askush nuk ka të drejtë …

  • 14 April 2020 - 20:25
“Po më vriste”- Selena Gomez rrëfen se jeta e saj doli jashtë kontrollit gjatë lidhjes 8-vjeçare me Justin Bieber: Askush nuk ka të drejtë …

Këngëtarja Selena Gomez është treguar e sinqertë mbi jetën e saj personale duke treguar se doli jashtë kontrollit kur ishte më e vogël.

“Synimi im nuk ishte kurrë të bëhesha një tabloid, kështu që kur gjërat ndodhin në atë mënyrë, doli jashtë kontrollit,”– u shpreh Selena.

Më pas ajo shtoi: “Fillova të flisja hapur sepse njerëzit filluan të ndryshonin historinë time, dhe kjo po më vriste. Jam kaq e re dhe do vazhdoj të ndryshojë. Askush nuk ka të drejtë që të më tregojë sesi jeta ime po ecën.”

Në “Interview”, Selena u pyet për këngën e saj “Lose You To Love me”.

Këngëtarja u shpreh se tekstin e këngës e shkroi pasi doli nga trajtimi dhe pas ndarjes përfundimtare me Justin Bieber.

Jeta e Selena Gomez nuk ka qenë e lehtë vitet e fundit. Ajo bëri një transplant në veshka në vitin 2017, vuajti nga lups dhe mori trajtim të shëndetit mendor disa herë.

Ajo ishte në një lidhje prej shumë vitesh me Justin Bieber, por ky i fundit u martua me modelen Hailey Bieber pas kohë pas ndarjes nga Selena.

“Unë kam kaluar nëpër gjëra vërtet të vështira dhe për shkak të atyre momenteve, pavarësisht nëse më pëlqeu apo jo, u pikturua një foto e jetës sime. Kjo ishte e frikshme sepse nuk doja që ajo të ndikonte në karrierën time,”- shtoi këngëtarja.

(Kosova Sot Online)