Histori shqiptarësh: Bebe Rexha tregon si ia mësoi i ati makinën dhe paska ngrënë një shpullë

  • 14 April 2020 - 20:42
Histori shqiptarësh: Bebe Rexha tregon si ia mësoi i ati makinën dhe paska ngrënë një shpullë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha është treguar gjithmonë e hapur me publikun.

Ajo asnjëhe nuk e ka fshehur origjinën e saj shqiptare dhe shpesh tregon histori që lidhen me vendin tonë.

Së fundmi, nëpërmjet një videoje live në Instagram ajo ka treguar se si i ka mësuar i ati makinën dhe më shqiptare se kaq nuk mund të ishte.

Në live këngëtarja i tregon shoqes së saj Charli D’Amelio se teksa i ati i mësonte makinën, ajo i ka dhënë shumë gaz dhe gjejeni pak çfarë i bëri i ati.

E thjeshtë, e gjuajti pak me shpullë ashtu siç bëjnë prindërit shqiptarë…

“Vëllai im tha që as unë nuk di. Herën e parë që i dhashë makinës, shkela frenat shumë dhe babi ma futi më shpullë kokës”, tregoi këngëtarja.

Në këtë mënyrë Bebe sapo na turpëroi para ndjekësve të saj, të cilët janë të shumtë dhe nga e gjithë bota.

(Kosova Sot Online)