Kylie Jenner se harron dot ish të dashurin - prapë në krahët e tij

  • 15 April 2020 - 07:03
Kylie Jenner se harron dot ish të dashurin - prapë në krahët e tij

Ylli i emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner dhe reperi 27-vjeçar, Travis Scott, u ndanë vitin a kaluar por këta muajt e fundit, dyshja ka kaluar kohë të madhe së bashku duke shkaktuar spekulime për një ribashkim të mundshëm. Ata, po ashtu janë prindër të dy vjeçares, Stormi.

Dhe tani, disa burime të tyre po deklarojnë se Jenner në këtë kohë pandemie, po mbështetet në ish të dashurin e saj Scott sa i përket shoqërisë në pjesën më të madhe të ditës. Sidomos, marrë parasysh faktin se e gjithë familja Kardashian/Jenner është vetizoluar, dhe miliarderja më e re e botës nuk po mund t’i takojë as motrat e saj.

“Kylie po ia ndjenë vërtetë mungesën motrave dhe nipave e mbesave të saj. Por është mirë që e ka Travisin afër. Ai po qëndron në shtëpinë e Kyliet dhe së bashku, dyshja po merret me aktivitete të ndryshme familjare. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre, dhe ata po e rrisin vajzën së bashku në harmoni të plotë. Atyre ju pëlqen të jenë familje dhe ta shikojnë Stormin duke i mahnitur vazhdimisht dhe duke i bërë të qeshin. Kylie dhe Travis e duan shumë familjen e tyre të vogël,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i yllit televiziv.

Ndërkohë, 22-vjeçarja Jenner të cilën revista “Forbes” së fundmi e emëroi miliarderen më të re të vetëkrijuar në botë, për të dytin vit me radhë, ka deklaruar se mezi pret ta rrisë familjen e saj dhe se në të ardhmen do t’i pëlqente t’i ketë shtatë fëmijë.

Kylie Jenner, po ashtu citohet të ketë thënë se jeta e saj kishte ndryshuar përgjithmonë, me ardhjen e Stormit në jetë.

Image


(Kosova Sot Online)