Meghan Markle dhe Princ Harry blejnë vilën luksoze në një nga lagjet më të bukura

  • 15 April 2020 - 17:47
Meghan Markle dhe Princ Harry blejnë vilën luksoze në një nga lagjet më të bukura

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle kanë vendosur të blejnë një vilë mjaft luksoze kohët e fundit. Vila ndodhet në Malibu, në një prej lagjeve më të pasura të Los Angeles-it. Vila e cila mendohet se kushton 15 milionë dollarë, ka qenë në pronësi të Mel Gibson. Kjo pronë ka 2 pishina, 5 dhoma gjumi, palestër etj. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga agjencia që ka bërë shitjen.

Kujtojmë se Princ Harry dhe Meghan njoftuan hapjen e fondacionit të bamirësisë Archiewell, i cili do të nisë punën pas përfundimit të situatës nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)