“Vetëm këpucët na rrinë fiks”, Soni Malaj ndan këto pamje nga karantina e saj

  • 15 April 2020 - 21:51
“Vetëm këpucët na rrinë fiks”, Soni Malaj ndan këto pamje nga karantina e saj

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka treguar se kujdeset maksimalisht për të mbajtur trupin e saj në formë. Megjithatë duket se gjatë ditëve të vetizolimit artistja nuk ka mundur ta respektojë siç duhet dietën e saj ushqimore.

“Me gjithë të ngrënën që kemi bërë këto ditë, vetëm këpucët na rrijnë fiks”, ka shkruar Malaj krah postimit të fundit ku shfaqet e kuruar deri në detaje. Ndonëse Soni ka treguar se ka konsumuar shumë ushqime, këngëtarja vazhdon të duket po aq tërheqëse sa më parë.
Kujtojmë se në një lidhje ‘live’ ditë më parë ne ‘Ftesë në 5’, Soni ka pohuar se është treguar mjaft e kujdesshme gjatë kësaj periudhe edhe për vajzën e saj, Ana, e cila gëzon vëmendjen maksimale të mamit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Me gjithe te ngrenen qe kemi bere keto dite,vetem kepucet na rrijne fiks ë #quarantinelife #mua @ela.pera

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

(Kosova Sot Online)