Dyshohej se ishte infektuar me Covid-19, DJ i njohur rrëfen historinë

  • 16 April 2020 - 12:23
Dyshohej se ishte infektuar me Covid-19, DJ i njohur rrëfen historinë

Dj i njohur ka rrëfyer se si u dyshua se ishte infektuar me Covid-19.

Dj Jazzy Jeff beson se kishte koronavirusin, shkruajnë mediat e huaja.

55-vjeçari foli me Will Smith në serinë e tij të re Will From Home Snapchat, e cila u publikua në People të mërkurën.

“Unë u ktheva në shtëpi nga udhëtimi im. Unë thash me vete ‘Ndjehem sikur po më ndodhë dicka dhe u futa në shtrat, dhe nuk mbaj mend çfarë ndodhi në 10 ditët e ardhshme. Kam pasur një temperaturë që arriti në 103. Kisha të dridhura. Kam humbur sensin e nuhatjes. Kam humbur sensin e shijes, ” tha Jeff.

(Kosova Sot Online)