Bashkëshortja e Gaz Pajës nostalgjike, ndan fotot e dasmës të papublikuara më parë

  • 16 April 2020 - 15:52
Bashkëshortja e Gaz Pajës nostalgjike, ndan fotot e dasmës të papublikuara më parë

Pothuajse 1 vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me bionden bukuroshe, Ira Seferi. Me sa duket Ira ka ndjerë nostalgji për një nga ditët më të bukura të saj dhe ka ndarë me ndjekësit disa foto nga dita e martesës, të papublikuara më parë. Në foto shfaqet çifti teksa po realizon setin fotografik. Këto ditë në izolim duket se i kanë bërë të gjithë të kthehen pas në kohë.

Kujtojmë se Ira dhe Gazi u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor me një djalë, të cilin e quajtën Dard.

(Kosova Sot Online)