“Të gënjej kur them se jam mirë”, Blero i tregon publikisht Afronës se sa i mungon

  • 16 April 2020 - 17:09
“Të gënjej kur them se jam mirë”, Blero i tregon publikisht Afronës se sa i mungon

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi i ka dedikuar gjithmonë bashkëshortes së tij fjalët më të ndjera të dashurisë duke i treguar publikisht se i mungon, pasi jetojnë në dy vende të ndryshme për shkak të punës së Afronës në Zvicër.

Së fundmi Blero ka publikuar një foto me më të dashurën e tij në ‘Instastory’ duke i pohuar se i mungon shumë.


“Të them se po ia dal, por po gënjej. Më mungon”, ka shkruar këngëtari krah fotos së tij.
Periudha e karantinimit duket se ia ka bërë më të vështirë largesën dyshes, ndaj dhe deklaratat e ndryshme të dashurisë për njëri-tjetrin nuk kanë munguar në asnjë moment gjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)