I ati rezultoi pozitiv me koronavirus, Rihanna i ‘shpëton’ jetën

  • 16 April 2020 - 17:37
I ati rezultoi pozitiv me koronavirus, Rihanna i ‘shpëton’ jetën

Babai i këngëtares së famshme, Rihanna, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus disa javë më parë. Gjendja e tij nuk ishte aspak e mirë, por Rihanna i ka ardhur në ndihmë duke blerë një ventilator enkas për të. Pasi u mbajt dy javë në qendrën e izolimit në Paragon, i ati i këngëtares rezultoi negativ në testin e fundit.

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë, më duhet ta them. Ajo bëri shumë për mua, më kontrollonte çdo ditë. E vlerësoj për gjithçka që ka bërë”, është shprehur Fenty për vajzën e tij.

(Kosova Sot Online)