E kujdesshme deri në detaje, Kourtney tregon se si po kujdeset për fëmijët e saj gjatë karantinimit së bashku me Scott

  • 17 April 2020 - 12:12
E kujdesshme deri në detaje, Kourtney tregon se si po kujdeset për fëmijët e saj gjatë karantinimit së bashku me Scott

Karantinimi e ka gjetur Kourtney Kardashian vetëm me fëmijët e saj. Miliarderja ka treguar së fundmi se ka zgjedhur që të kujdeset maksimalisht për 3 fëmijët gjatë kësaj periudhe, duke e menaxhuar kohën më mirë se më parë. Kourtney ka pohuar po ashtu se fëmijët qëndrojnë 5 ditë të javës me të dhe 2 ditë me babain e tyre, Scott Disick.

Kardashian ka shtuar se i ka kërkuar Scott të jetë mjaft i kujdesshëm gjatë kësaj periudhe dhe se ky i fundit e ndihmon sa hetë ajo është e zënë me punë.
Koha që fëmijët kalojnë me Disick ka bërë që Kardashian të gjejë hapësira dhe për punët e saj. Kourtney ka treguar se vazhdon të ketë një raport shumë të mirë me Scott dhe në ditët kur ky i fundit nuk mund t’i takojë fëmijët lidhet me ta ne anë të kamerës për të folur shumë gjatë dhe për të ndarë gjithçka me njëri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)