Në kopshtin e Besit dhe Xhensilës, Ajka ndihmon prindërit të rregullojnë lulet

  • 17 April 2020 - 16:12
Në kopshtin e Besit dhe Xhensilës, Ajka ndihmon prindërit të rregullojnë lulet

Edhe pse ende fare e vogël, duket se vogëlushja e Besit dhe Xhensilës ka dëshirë të ndihmojë prindërit me punët në shtëpi. Këngëtarja ka ndarë disa video, teksa bashkë me Besin dhe Ajkën po rregullojnë lulet në kopshtin e shtëpisë.

Pamjet e ëmbla të vogëlushes që po ndihmon prindërit pa dyshim i kanë bërë të gjithë të qeshin. Xhensila dhe Besi ndajnë shpesh video me Ajkën, edhe pse janë kujdesur që portretin e saj ta ruajnë me fanatizëm.

(Kosova Sot Online)