Zënka në familjen e “Osmanit”, motra e tij bën veprimin e papritur ndaj aktorit

  • 18 April 2020 - 14:41
Zënka në familjen e “Osmanit”, motra e tij bën veprimin e papritur ndaj aktorit

Aktori Burak Ozçivit, i cili luan rolin e “Osmanit” në serialin shumë të ndjekur që transmetohet në TV Klan, është çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave turke për jetën e tij private. Ozçivit ka krijuar familjen e tij të bukur me aktoren Fahriye Evçen dhe një vit më parë çifti u bënë me djalë. Gjithçka dukej në rregull dhe çifti ishin shumë të lumtur, por sot nga mediat turke raportohet se në familjen e tyre ka patur keqkuptime.

Motra e Burak Ozçivitit, Burçun, e ka hequr nga rrjetet sociale të vëllain dhe bashkëshorten e tij. Ditët e sotme rrjetet sociale janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe sidomos tek vipat çdo veprim i tyre bie në sy. Ky veprim i motrës së aktorit është vënë re menjëherë dhe kanë nisur komentet se familja e Ozçivit nuk po shkon mirë me të motrën.

Edhe kjo e fundit nga ana tjetër ka krijuar familjen e saj dhe deri tani marrëdhëniet vëlla e motër dukeshin të qeta. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur mes tyre. 

Image

(Kosova Sot Online)