46-vjetori në karantinë! Brenda festës virtuale të ditëlindjes së Victoria Beckham

  • 18 April 2020 - 15:02
46-vjetori në karantinë! Brenda festës virtuale të ditëlindjes së Victoria Beckham

Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e 46-të me një festë virtuale në rezidencën e saj në Cotswolds të premten, pasi Mbretëria e Bashkuar mbetet e bllokuar nga koronavirusi.

Stilistja hyri në Instagram për të ndarë disa foto nga mbrëmja me bashkëshortin David, 44 vjeç, dhe djemtë Romeo, 17 vjeç, dhe Cruz, 15 vjeç dhe vajzën Harper, tetë vjeç, pasi fryu qirinjtë e një torte të shijshme.

Për ditëlindjen e saj Victoria gjithashtu organizoi një ‘festë virtuale ’me shokun e saj DJ Fat Tony në Instagram.

Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten.

Teksa publikoi fotot, ajo shkroi: “Unë kalova ditën më të veçantë sot me @davidbeckham @romeobeckham @cruzbeckham #harperseven X më mungon kaq shumë @brooklynbeckham x puthje @dj_fattony faleminderit që e bëre ditën time kaq të veçantë xxx.’

Miku i ngushtë i Victoria, Ken Paves gjithashtu ndau një montazh për të qeshur të Victoria-s, ku shfaqte lëvizjet e saj të famshme të kërcimit.

Ish-ylli i Spice Girl vuri në dukje se duke qenë në izolim kjo ishte një ‘ditëlindje më e çuditshme se zakonisht ’, por ndihej mirënjohëse për shëndetin dhe familjen e saj.

(Kosova Sot Online)