Jennifer Lopez mahnit me performancën në ‘One World: Together at home’

  • 19 April 2020 - 22:27
Jennifer Lopez mahnit me performancën në ‘One World: Together at home’

J.lo ishte njëra nga 100 artistët që performuan në nder të mantelbardhëve.

Jennifer Lopez ishte njëra nga shumë artistë që mori pjesë të Shtunën në ‘Një Botë: Së bashku në shtëpi’, për të falënderuar punëtorët e kujdesit shëndetësor.

Dhe artistja e nominuar për ‘Grammy’ e shndërroi shtëpinë e saj të gjerë në Miami në një skenë për një shfaqje të bukur, ndërsa i bënte homazhe legjendës së muzikës.

Ajo performoi një shfaqje të bukur të baladës së Barbra Streisan, ‘People’.

(Kosova Sot Online)