Më në fund: Pas shumë thashethemesh konfirmohet lidhja e Oriola Marashit dhe futbollistit Eros Grezda

  • 20 prill 2020 - 15:46
Më në fund: Pas shumë thashethemesh konfirmohet lidhja e Oriola Marashit dhe futbollistit Eros Grezda

Së fundmi modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda dhe shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale.

Pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit (lexo këtu), Oriola dhe Eros tashmë nuk fshihen më.

Ata janë karantinuar të dy në Kroaci dhe për ditëlindjen e futbollistit, modelja i bëri një urim në Instastory.

Megjithatë zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk kishte folur.

Por, së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, ka qenë futbollisti ai që e ka pranuar publikisht.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

Pra, torta që publikoi Oriola në Instastory ishte e bërë nga vetë dora e saj.

Image

(Kosova Sot Online)