Tradita e çuditshme e Mbretëreshës Elizabeta II, ajo mbush sot 94 vjet por feston dy ditëlindje

  • 21 April 2020 - 17:18
 Tradita e çuditshme e Mbretëreshës Elizabeta II, ajo mbush sot 94 vjet por feston dy ditëlindje

Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, mbretëresha Elizabeth II ka dy ditëlindje, festimet e të cilave do të anulohen të dyja për shkak të Covid-19.

2 ditëlindje!

Ditëlindja e vërtetë e mbretëreshës është më 21 prill, që do të thotë se sot feston 94-vjetorin. Mirëpo ajo feston edhe një ditëlindje tjetër të shtunën e dytë të qershorit, një traditë që vazhdon që prej kohës kur u ngjit në fron më 2 qershor 1953.

Arsyeja pas ditëlindjes së dyfishtë është shumë e thjeshtë – për të mos festuar ditëlindjen në mot me shi.

Tradita nisi me mbretin George II në 1748. Ai e kishte ditëlindjen në nëntor, kohë kur moti britanik është me vranësira dhe rreshje të dendura shiu dhe kështu që prej asaj kohe, ceremonia Trooping dhe Colour (traditë e regjimenteve të ushtrisë britanike dhe të Commonwealth-it) është festuar edhe si ditëlindja e dytë e monarkut.

(Kosova Sot Online)