Dua Lipa i bën dhuratë blogeres Chiarra Ferragni

  • 21 April 2020 - 19:43
Dua Lipa i bën dhuratë blogeres Chiarra Ferragni

Dua Lipa po shijon suksesin me albumin e ri “Physical”, i cili po qëndron në krye të tabelave.

Këngëtarja, së fundi ka treguar dhuratat që ia bëri blogeres dhe dizajneres së njohur italiane, Chiarra Ferragni.

Ajo dërgoi bluza me mbishkrimin “Physical” dhe “Break mu heart”, për fëmijët e Ferrganit si dhe dhurata të tjera e letra me mbishkrime dedikuar asaj.

“Faleminderit e dashur Dua Lipa dhe urime për albumin e ri”, shkruan Ferragni.

Për ndryshe, albumi i Dua Lipës për dy javë rresht ka qëndruar i pari në Britani, duke lënë pas artistë të njohur.

(Kosova Sot Online)