Gigi Hadid sot feston ditëlindjen e 25-të

  • 23 April 2020 - 07:42
Gigi Hadid sot feston ditëlindjen e 25-të

Supermodelja e njohur botërore, Gigi Hadid,sot mbush 25-pranvera...

Gigi emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura "Gigi" Hadid, u lind në Los Angeles në vitin 1995 nga prindërit, Mohamed dhe Yolanda Hadid.

Në vitin 2013, kur ishte vetëm 18-vjeçare, Hadid nënshkroi kontratë si modele me agjencinë “IMG Models Worldwide”. Hapat e saj në këtë biznes i kanë ndjekur edhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Bella dhe Anwar.

Gigi Hadid shquhet si një prej modeleve më të kërkuara dhe të pëlqyera në fushën e modës. Në vitin 2016 ajo e fitoi çmimin “Modelja më e mirë e vitit”, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “British Fashion Awards”.

Hadid ka qenë pjesë e sfilatave të disa prej shtëpive të modës dhe disenjatorëve më të famshëm në botë si, Tommy Hilfiger, “Victoria's Secret” dhe “Chanel”.

Modelja e famshme ka qenë në lidhje dashurie me ish-anëtarin e bendit “One Direction”, Zayn Malik, nga fundi i vitit 2015 deri në mars të 2018. Së fundmi ata janë fotografuar së bashku, çka e ka shtyrë publikun të spekulojë se çifti mund të jetë ribashkuar sërish.

Image

(Kosova Sot Online)