“Më besoni, zoti ka plane më të mëdha”, Rina Balaj i dedikon këto fjalë atyre që janë bullizuar nga shoqëria

  • 23 April 2020 - 14:53
“Më besoni, zoti ka plane më të mëdha”, Rina Balaj i dedikon këto fjalë atyre që janë bullizuar nga shoqëria

Reperja e njohur, Rina Balaj e cila prej kohësh po jeton historinë e saj të dashurisë me Sin Biy, ka vendosur që së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’ të tregojë mbështetjen e saj për personat që bullizohen.

“Është më mirë të bullizohesh, sesa të jesh një bullizues. Të gjithë ata që bullizohen çdo ditë, më besoni, zoti ka plane më të mëdha për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Balaj krah këtij postimi.

Gjatë kësaj kohe Rina ka qenë shumë pranë ndjekësve të saj dhe ka publikuar herë pas here shprehje të ndryshme motivuese duke treguar mbështetjen e saj ndaj të gjithëve pa asnjë dallim.

Image

(Kosova Sot Online)