Pra, sapo të marrë pasaportën gjermane Fero s’paska ndërmend të flasë më as shqip!

  • 23 April 2020 - 15:31
Pra, sapo të marrë pasaportën gjermane Fero s’paska ndërmend të flasë më as shqip!

Reperi Fero po qëndron i izoluar në Gjermani gjatë këtyre ditëve të emergjencës Covid-19, ndërsa partnerja e tij Arbenita ka ngecur në Angli.

Në pamundësi për t’u takuar, ata komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa sot u futën në një video live së bashku.

Teksa bisedonin lidhur me fansat dhe “haters-at” e tyre, Fero përmendi faktin se të gjithë duhet ta kenë zili sepse për dy vite do të marrë pasaportën gjermane.

Madje, reperi deklaroi hapur se sapo ta marrë pasaportën gjermane, nuk do të flasë më as shqip.

Kjo sipas tij, thjesht sepse nuk ka dëshirë.

“Ti me pasaportë gjermane, unë me pasaportë angleze, të gjithë hater-at le të plasin.”- u shpreh Arbenita.

Siç ka treguar më herët, Fero është shpërngulur për të jetuar në Gjermani dhe duket se “do ta harrojë” vendin dhe gjuhën e tij sapo të marrë pasaportën.

Image

(Kosova Sot Online)