Si dukej bashkëshortja e Bleros 10 vite më parë?

  • 23 April 2020 - 21:22
Si dukej bashkëshortja e Bleros 10 vite më parë?

Partnerja e këngëtarit të njohur kosovar, Blero Muharremit, Afrona Dika ka zgjedhur që së fundmi të hapë albumet e vjetra dhe të kthehet pas në kohë.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto të 10 viteve më parë dhe ajo çfarë bie në sy është fakti se Afrona nuk ka ndryshuar aspak që prej asaj kohe. E qeshur dhe me flokët biondë, Dika duket po njësoj siç duket edhe sot.

Afroha ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale ditët e fundit, ku ka ndarë jo vetëm poza nostalgjike, por dhe momentet më të bukura me bashkëshortin e saj, Blero.

(Kosova Sot Online)