Në hapat e mamit dhe babit, Loredana ndan pamjet më të bukura të Hanës pranë pianos

  • 24 April 2020 - 09:51
Në hapat e mamit dhe babit, Loredana ndan pamjet më të bukura të Hanës pranë pianos

Reperja e njohur, njëherazi dhe ish-partnerja e Mozzik, Loredana publikon momente të ndryshme gjatë përditshmërisë së saj së bashku me vajzën e vogël, Hana. Ajo nuk ka hezituar të ndajë dhe foto të reperit së bashku me vajzën, duke treguar se këto pamje kanë qenë më të dashurat e saj.

Së fundmi Loredana ka publikuar një foto të Hanës e cila duke se pasditen e sotme e ka kaluar pranë pianos. Siç duket edhe e vogla ka gëzuar të njëjtën dëshirë për muzikën, njejtë si prindërit e saj.

Nuk do ishte çudi nëse Hana një ditë do të zgjidhte të ishte një këngëtare e suksesshme si Loredana dhe Mozzik, të cilët me siguri do ta mbështesin të voglën në zgjedhjet e saj.

(Kosova Sot Online)