Në pritje për t’u bërë prindër, Katy Perry dhe Orlando Bloom po kalojnë një krizë në çift

  • 24 April 2020 - 10:16
Në pritje për t’u bërë prindër, Katy Perry dhe Orlando Bloom po kalojnë një krizë në çift

Ashtu si hiti i Katy Perry-t në 2008-n, edhe marrëdhënia e saj me Orlando Bloom, është “Hot and Cold”.

Dyshja e famshme po përjeton disa ulje-ngritje gjatë shtatëzanisë së këngëtares, sipas një raporti të së enjtes nga US Weekly.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi se marrëdhënia midis këngëtares 35-vjeçare dhe aktorit 43-vjeçar ‘ka ndryshuar” që kur ajo mbeti shtatzënë.

Katy zbuloi në fillim të marsit se ata ishin në pritje të ëmbël, ndërsa shfaqi barkun në fund të videos së saj muzikore “Never Worn White”.

Për marrëdhënien e çiftit, burimi tha: “Orlando dhe Katy kanë disa ulje-ngritje tani. Katy është e stresuar që do të bëhet nënë për herë të parë, dhe Orlando është stresuar që do të bëhen me fëmijë në këtë kohë”.

E megjithatë, këngëtarja e hitit “Firework” është shumë e lumtur që do të bëhet nënë për herë të parë përkundrejt raportimeve për krizë në marrëdhënien e tyre.

“Ajo gjithmonë ka dashur të jetë nënë.”

Ky është fëmija i parë për këngëtaren dhe i dyti për aktorin, i cili ka dhe një djalë nga martesa me modelen Miranda Kerr.

(Kosova Sot Online)