Pas komplikimeve nga COVID-19, vdes reperi

  • 24 April 2020 - 10:39
Pas komplikimeve nga COVID-19, vdes reperi

Ka vdekur reperi Fred Godson.

Reperi Fred Godson ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit,  sipas personave shumë të afërt të tij, shkruan TMZ.

Repri i Bronxit, i njohur për këngë si “Toast To That” me Jadakiss dhe “Doves Fly” me Pusha T, vdiq disa javë pasi njoftoi se kishte kontraktuar COVID -19.

Fredi zbuloi diagnozën e tij më 6 prill kur ai postoi një foto nga spitali, ndërsa kishte një maskë oksigjeni për ta ndihmuar të merrte frymë. Ai u kërkoi fansave të tij lutje dhe mbështetje.

Disa ditë më vonë, gruaja e tij u tha medieve lokale se mjekët ishin duke e hequr reperin jashtë ventilatorit të tij.

Dukej si një shenjë e mirë, por ajo gjithashtu tha që ai do të ketë një betejë për tu rikuperuar dhe për t’u liruar.

Ende është e paqartë nëse ai është liruar ndonjëherë nga spitali.

DJ Clark Kent kujtoi aftësitë e mikut të tij, duke thënë … “Aftësia e tij për të bërë rep ishte e pabesueshme. Ai ishte lehtësisht një nga MC-të më të ‘rrezikshëm’ përreth. Kohët e fundit ai po luftonte me këtë virus të tmerrshëm. Sot ai humbi luftën. Pushoni në paqe  një nga MC-të e mi të preferuar “.

Godson, ishte 35 vjeç.

(Kosova Sot Online)