Çiljeta dhe Fjolla falin namazin të mbuluara: Zot na fal e na mëshiro…

  • 24 April 2020 - 10:42
Çiljeta dhe Fjolla falin namazin të mbuluara: Zot na fal e na mëshiro…

Dy këngëtaret shqiptare, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga janë mbuluar me shami, dhe kanë falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa Fjolla Morina ka postuar një foto në të cilën ka vendosur një shall mbi kokë, nuk mungon as mesazhi i saj:

 “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”

Nga ana tjetër Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto e mbuluar me shami të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.

Gjithashtu ka postuar dhe një video në rrjete sociale ku uron gjithë besimtarët muslimanë për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)