Planifikuan të martoheshin në Itali, i fejuari i Jennifer Lopez konfirmon se dasma e tyre u anulua për shkak të pandemisë

  • 24 April 2020 - 15:40

44-vjeçari në një intervistë për The Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon u pyet për martesën me këngëtaren e famshme.

Alex dhe 50-vjeçarja kishin planifikuar të martoheshin në Itali këtë verë, megjithëse planet janë anuluar.

“Nuk është koha e duhur. Ne thjesht duam të sigurohemi fillimisht që ka siguri dhe fëmijët tanë të jenë mirë,”- tha ai.

Alex festoi ditëlindjen e vajzës së tij 12 vjeçare, Ella duke organizuar një festë unike ndërsa shtoi me shaka se planifikojnë të njëjtën gjë edhe për dasmën e tyre.

Alex i propozoi për martesë Jennifer gjatë pushimeve vitin e kaluar.

Image

(Kosova Sot Online)