Këngën që Dafina i kushtoi të dashurit që u ndanë, menaxheri i vipave e shpall si këngën e karantinës

  • 25 April 2020 - 12:07
Këngën që Dafina i kushtoi të dashurit që u ndanë, menaxheri i vipave e shpall si këngën e karantinës

Dafina Zeqiri ka qenë këto ditë në fokusin e mediave pas ndarjes me Dj Geek.

Këngën “ Një herë në jetë” që është pëlqyer shumë nga publiku duket që ka qenë një këngë e dedikuar të dashurit të saj ku u duk që Dafina nëpërmjet vargjeve të këngës duket kishte gjetur dashurinë e saj të vërtete.

Menaxheri i njohur dhe njëkohësish miku i saj, Xhani Demika ka qenë i ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus ku nuk ka nguruar që këngën “ Një herë në jetë” ta shpalli si këngën e karantinës, shkruan Albanian Show.

“ Dafina është duke përgatitur një album shumë të mirë dhe e kam thënë shumë edhe në Instagram që hiti i Dafinës më ka pëlqyer dhe gjatë gjithë kohës së karantinë. E kam thënë që është hiti i karantinë, hiti i pandemisë në Shqipëri, u shprehë Xhani.

Gjithashtu Xhani edhe me humor nuk ka nguruar të tregojë se si ja bëjnë vipat e njohur që rrinë larg partnerëve të tyre.

“ Disa janë izoluar me partnerët dhe disa të tjerë virtualisht në Skype. Nuk e di se kush është realisht duke folur në Skype sepse nuk kam pyetur shumë për jetën personale të tyre por më shumë flasim për punën dhe si do shkoj kjo situatë”, ka përfunduar menaxheri Demika.

 

(Kosova Sot Online)