Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës së izoluar, kujtoi yjet që s’janë më

  • 25 April 2020 - 21:59
 Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës së izoluar, kujtoi yjet që s’janë më

Për gati një orë, Sabri Fejzullahu i këndoi Prishtinës nga Stadiumi “Fadil Vokrri”.

I shoqëruar vetëm me tingujt e pianos, këngëtari performoi disa prej këngëve e tij hite, të cilat janë dëgjuar nga breza të ndryshëm ndër vite.

Po ashtu gjatë gjithë performancës së tij, në një ekran të madh brenda stadiumit shfaqeshin pamjet nga rrugët e Prishtinës, ndërkaq si pjesë e skenografisë brenda stadiumit u përfshinë edhe ekipe të policisë, zjarrfikësve, mjekëve, zyrtarëve komunalë, e të tjerë.

Koncerti që u transmetua drejtpërdrejt, përfundoi me Sabriun duke i përkujtuar disa prej figurave të njohura që nuk janë më në mesin tonë, siç janë Faruk Begolli, Ibrahim Krajkova Leci, Fadil Vokrri, Leze Qena, Nexhmije Pagarusha, e të tjerë.

(Kosova Sot Online)