Mbretëresha e muzikës Adelina Ismaili kujton me mallë nënën: 'Përjetësisht puth dhe tokën kah ke ec mami’

  • 26 April 2020 - 12:00
Mbretëresha e muzikës Adelina Ismaili kujton me mallë nënën: 'Përjetësisht puth dhe tokën kah ke ec mami’

Nëna simboli i sakrificës, dashunisë e vyrtytit, ajo që për fëmijët e saj shkrin çdo gjë vetëm që ata të jenë të lumtur, ajo që më dashurinë e saj na i than edhe lotët, ajo që emri i së cilës nuk pushon së thirruri deri në momentin kur dhe ne i mbyllim sytë.

Nëna emër që mbetet në piadestal, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Në katër vjetorin e shkuarjes në amshim, Mbretëresha e muzikës shqipe Adelina Ismaili e ka kujtuar nënën e saj Monën me fjalë shumë emocionuese, duke treguar dhimbjen që ajo ndjen nga humbja e saj. 

Ata qiej ku ti më ke mësuar me fluturu, e këtë tokë që m’ke mësu me i'u kthy. E këta njërëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty, ka shkruar këngëtarja.

Image

Ky është postimi i plotë:

‘Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiejt e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku ti më ke mësuar me fluturu, e këtë tokë që m’ke mësu me i'u kthy. E këta njërëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me e shpjegu diçka që nuk mbaron kurrë? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt ç'ka ke dasht e kam ndalu me e bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Më pak kishte me dhimbt me m’pas lanë kujtime pa krenari.Ti ma ke lamë rrugën e shtruar me dashni e mburrje për shumë jetë. E dy engjujt që veç të mirën e njohin. Përjetësisht puth dhe tokën kah ke ec mami’.

(Kosova Sot Online)